Pranga emigrantit, terrorizoi Sukthin

18/08/2010 10:40

Arrestohet personi që terrorizoi Sukthin dy ditë më parë, duke shkaktuar plagosjen e një taksisti.

Në pranga ka rënë Eduart Hasani, me origjine nga Sukthi, por që jetonte dhe punonte ne Greqi.

Hasani tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor dy ditë më parë dhe gjatë largimit plagosi edhe një taksist. Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe pas kërkimeve të shumta arriti të identifikonte dhe më pas arrestonte këtë person.

Top Channel