Ministria e Mjedisit, gjoba për ndotjen

18/08/2010 12:00

Ministria e Mjedisit ka gjobitur gjatë dy muajve të fundit 19 bashki, 17 komuna dhe 63 subjekte për ndotje të detit mbetje private dhe ndotje akustike.

Gjobat janë vendosur pas investimeve të vazhdueshme, sidomos në zonat bregdetare ku janë përqendruar më shumë turistë.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, higjiena në Shkëmbin e Kavajës dhe Malin e Robit është më e mirë pas bllokimit të derdhjes së ujërave të zeza në det.

Gjobat e vëna prej Ministrisë kapin shifrën e rreth 54 milionë lekëve.

Top Channel