Defekt në tragetin e pasagjerëve Sarandë-Korfuz

18/08/2010 13:00

Trageti ‘Kristi’ i cili bën itinerarin Sarandë Korfuz cdo dite ne 10:30 sot si zakonisht ka marre ne bord 132 pasagjere dhe pasi ka arritur ne kufirin e ujrave territoriale greke ka pësuar një defekt në të dy motorret.

Sipas ekspertizës, motoret nuk kane mundur te transmetojne fuqine ne helika. Trageti ka njoftuar kapitenerine e portit, ndërsa i eshte dashur rreth 1 ore e gjysmë qe te rikthehet ne portin e Sarandes me motorrin ndihmues.

Ka patur panik mes pasagjereve dhe rreth 15 prej tyre kane anulluar bileten dhe nuk kane pranuar te udhetojne me anijen qe ka ardhur per ndihme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA