Afganistani, WikiLeaks: Pentagoni drejt bashkëpunimit

18/08/2010 17:25

Pentagoni po vendos nëse do të bashkëpunojë në lidhje me publikimin e 15 mijë dokumenteve mbi Afganistanin të WikiLeaks.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i faqes, Julian Assange, duke iu referuar dokumenteve ende të papublikuara, pas më shumë se 76 mijë të tjerëve të shpërndarë më 25 korrikun e shkuar.

Bëhet fjalë për të eleminuar nga dokumentet çdo të dhënë që mund të ndihmojë talebanët dhe Al Kaedën të zbulojnë emrat e bashkëpunëtorëve afganë të trupave amerikane dhe NATO-s.

Top Channel