Xhufi: Trazirat në Himarë, të qëllimshme

17/08/2010 19:55

Pëllumb Xhufi në një intervistë për seksionin e BBC-së në shqip, i përshkruan si të qëllimshme trazirat në Himarë.

Kjo e fundit është kthyer jo rrallëherë në djep ngatërresash që pretendohet të jenë me sfond etnik, e Xhufi pretendon se roli i Athinës zyrtare është i qartë.

“Ky ka qënë qëndrimi që nga koha e krijimit të shtetit grek i cili ka shfrytëzuar statusin që ju njoh Kishës Ortodokse Greke pas rënies të Konstandinopojës më 1453-shin kur Patrikut Grek iu la e drejta nga Sulltani të merrej me të gjitha popullsitë e krishtera. Kjo e drejte perfshinte dhe hapjen e shkollave në të gjitha vendet ku kishte ortodoksë, cka ndodhi edhe ne shqiperi e nder te tjera, dhe ne himare”, shprehet historiani.

Per Xhufin, ky kriter i identifikimit të popullsisë me fenë vazhdoi te ndiqet nga shteti grek, qe pretendon se atje ku ka patur shkolla greke edhe popullsia eshte qartazi e tille. Nje gje e tille Geqia e kerkoi edhe në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Versajë, por nuk iu njoh nga fuqite e medha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA