Tiranë, aksidentohet për vdekje 34-vjecari

17/08/2010 10:45

Një 34 vjecar gjeti vdekjen sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës,në momentin kur Fatos Reci u përplas në korsinë e autobusëve nga një automjet me targa greke.

Reci ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Top Channel