Shkodër, zjarr masiv në kodrën e Zefjanës

17/08/2010 20:50

Një zjarr masiv ka përfshirë mbremjen e sotme zonën në Kodrën e Zefjanës në komunën e Bushatit në Shkodër.

Sipas të dhënave, flakët që po përpijnë pemët dhe shkurret po rrezikojnë edhe antenat e mediave të instaluara në këtë zonë.

Forcat e zjarrëfikëses nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë banorët janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin pasi flakët po rrezikojnë edhe fshatin Zefjanë.

Top Channel