PS shton akuzat

17/08/2010 15:40

Partia Socialiste ka shtuar dozen e akuzave ndaj deputetes Albana Vokshi duke e sulmuar serish per konflikt interesi dhe abuzim me pasurine e shqiptareve.

Deputeti Eduart Shalsi ka denoncuar lidhjet mes kompanise se bashkeshortit te zonjes Vokshi dhe nje tjeter kompanie, ku eshte bashkepronar me zotin Rahman Selmanllari, te cilin e ka cilesuar si perfaqesuesin e biznesve  te familjes se kryeministrit duke akuzuar se te dy bashke kane marre miliarda euro pasuri te shqiptareve ne shfrytezim si pasoje e lidhjeve politike.

“Sot po japim një fakt tjetër që hedh dritë mbi dyshimet tona se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshortit të Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha. Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të ‘Stream Oil’ rezulton se kjo kompani dhe kompania Vizion Construction e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë. Në Prill 2008 Tartari emërohet përfaqësues ligjor i ‘Stream Oil’ dhe vetëm pak ditë më pas zhvendoset në të njëjtën godinë kompania Vision Construction ku aksioneri tjetër është sekseri i familjes në pushtet Selmanllari’, u shpreh Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA