PS: Gjendja e ekonomisë, tepër e rëndë
17/08/2010 13:10
Partia Socialiste shpreh sërish shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë të ekonomisë shqiptare dhe se shumë familje janë në kufijtë e mbijetesës.
Sipas deputetit socialist Arben Ahmetaj, pushteti aktual favorizon monopolet dhe nuk pranon krizën.
“Rimëkëmbja e ekonomisë familjare do të kërkojë kohë dhe politika serioze. Kjo qeveri nuk është në gjendje të nxjerrë vendin nga kriza”, tha Ahmetaj.
Top Channel