Drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore Vullnet Topalli u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve si dhe përdoruesve të rruges të ruajnë veten dhe të tjerët nga aksidentet automobilistike.
Ndonese cdo dite ne rruget shqiptare numerohen aksidente, duke ju referuar statistikave krahasuese me vitet e meparshme, sipas zotit topalli ka renie te aksidenteve per muajin korrik.
“Shkaqet e aksidenteve jane te ndryshme, por shumica e tyre jane per shkak te humbjes se kontrollit te drejtuesve te auitomjeteve dhe per mungese te shumte te sinjalistikes rrugore”, tha Topalli.
Numri nje i policise rrugore ne vend permendi ndikimin e njesise task force te ngritur enkas per te parandaluar aksidentet. Kjo njesi deri me tani ka vendosur dhjetra gjoba qe shkojne deri ne masen me te rende te kodit rrugor ate te bllokimit te mjetit dhe dergimin per ndjekje penale te drejtuesve.
Referuar statistikave zyrtare te policise se shtetit muaji korrik u mbyll me nje bilanc tragjik prej 51 personash te vdekur ne aksidentet rrugore, me i rendi i te cileve eshte ai i Fushe-Arrezit. Policia e shtetit e lidh shtimin e aksidenteve me hyrjen ne Shqiperi per kete vere te mese 130 mije automjeteve, nderkohe qe emigrantet mbeten me problematiket sa i perket pershtatjes dhe respektimit te rregullave te qarkullimit rrugor ne Shqiperi.
Top Channel