Durrës, 50 vjecarja plagos komshien

17/08/2010 17:00

Një sherr banal midis dy grave ka përfunduar me përdorimin e armës së ftohtë

Një grua 42 vjecare është dërguar në spital pas goditjes me thikë nga një fqinje e saj. Ngjarja ndodhi në plazhin e Durrësit, pranë Rrotës së Kuqe paraditen e sotme.  

Mësohet se sherri mes dy fqinjave nisi për hedhjen e mbeturinave nga katet e sipërme të një pallati në pjesën e përparme të godinës që dikur shërbente për kabina pushimi dhe pas viteve ’90 shërbeu për strehimin e familjeve të pastreha.

Ngjarja është klasifikuar si një plagosje e lehtë për motive të dobëta, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e autores që është një grua 50 vjecare. Ndërkaq e plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit për kujdes mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA