Pacientët do të qëndrojnë më pak ditë të shtruar në pavionët e Qendrës Spitalore Universitare në vend.
Aktualisht një pacient, llogaritet se qëndron mesatarisht gati një javë në spital, në pritje të diagnozës, cka ka rritur koston ne sistemin shendetësor. Ne Qendren Spitalore ‘Nene Tereza’ punojne emra te njohur te mjekesise shqiptare,te cileve u nevojitetet infrastruktura e duhur.
Ministri i Shendetësise Petrit Vasili ka premtuar se ne buxhetin e vitit 2011 , kjo qender do te jete prioritet, me qellim prodhimin e shendetit me cilesi te larte dhe kosto te ulet.
“Nëpërmjet një diagnozë gjithnjë e më të shpejtë te ulim kohen e qendrimit ne spital. Sistemi yne shendetesor nukj mund te perballet me kosto fiktive te qendrimeve te zgjatura te panevojshme”, u shpreh Vasili.
Sipas Vasilit se shpejti perfundon dhe spitali i madh i urgjencave, ne te cilin ne kete faze po ndertohen 7 salla per nderhyrjet kirurgjikale. Ky spital ploteson te gjithe parametrat e te qenit nje spital bashkekohor.
Top Channel