Një aksident automobilistik ka ndodhur në dalje të tunelit të Kalimashit.
Një automjet me targa të Kosovës me 7 pjesëtarë të 1 familjeje në bord është përplasur me bordurat e autostradës 100 metra poshtë portës së tunelit.
Si pasoje e perplasjes jane demtuar rende 3 pjestarë te familjes Vebi Lumdiu, qe ishte edhe drejtues i automjetit, bashkeshortja Kumria dhe vajza 2 vjecare, Banesa, ndersa 4 udhetaret e tjere kane marre plage te lehta.
Ne momentin e aksidentit fatmiresishte ka qelluar ne vendngjarje si udhetar nje mjek italian i cili u ka dhene ndihmen e pare mjeksore te plagosurve ndersa ambulances se nisur nga spitali i Kukesit i eshte dashur rreth 1 ore qe te arrije ne vendngjarje.
Nderkaq po ne kete aks rrugor, rreth 4 kilkometra larg tunelit te Kalimashit eshte shenuar nje tjeter aksident tragjik. Rreth oreve te para te mengjesit te se martes eshte gjetur ne rruge viktima e 72 vjecarit Ndue Dede Seferi.
Top Channel