Dukat, banorët sërish në protestë

16/08/2010 14:45

Banorët e fshatit Dukat kane dale serishmi në protestën e radhës duke kërkuar t’u rikthehen tokat e fshatit nga mali Llogora deri në Karaburun.

Përkundër tubimit të gati një javë më parë kur bllokuan aksin kryesor që lidh Vloren me Llogoranë, kësaj radhe dhjetëra banorë janë mbledhur në derën e bashkisë së Orikumit. Nepermjet kesaj proteste ata kane kerkuar takim me kryetarin e bashkise se Orikumit Kanan Braho, i cili nuk ua ka plotesuar deshiren. Per kete banoret jane deturuar të ulen këmbëkryq në rruge për ta pritur.

Pak dite me pare banoret e Dukatit protestuan per tokat e fshatit te tyre qe sipas zakoneve te ketyre aneve kerkojne rikthimin e kufinjve te fshatit sikurse kane qene brezat e meparshem. Gjate kesaj proteste policia nderhyri duke shoqeruar gjashte protestues, cka solli edhe acarimin e banoreve. Menjehere pas ketij aksioni banoret e Dukatit bllokuan rrugen nacionale me gure dhe duke hedhur vaj ne kete aks, cka solli radhe te gjata ne trafik.

Top Channel