Dielli lë shenjë në lëkurën tuaj

16/08/2010 10:05

Në pak vite shumë yje të Hollywood kanë kaluar nga një ekstremizëm në tjetrin, nga nxirja totale e lëkurës, në celjen e saj në maksimum.

Kështu ndërsa Angelina Jolie thotë se nuk bën kurrë banjo dielli, Madona lahet në det me cadër, kurse Monica Belluci kapet ndërsa lahet në det me rroba.

Ndërkohë në treg po shfaqen gjithnjë e më shumë kremëra me nivel të lartë mbrojtjeje për të mos dëmtuar lëkurën.

Eshtë normale që në stinën e verës të gjithë duam të jemi të nxirë, por e rëndësishme është që të mbrojmë lëkurën tonë për të mos e parë atë pas disa vitesh të rrudhur dhe me dëmtime të pariparueshme.

Ja disa këshilla nga estestisti:

1. Shtazania dhe antiobiotikët

Ekzpozimi në diell në kohën e shtatzanisë ose nëse jeni nën efektin e ilaceve mund të rrisë rrezikun për njolla në lëkurë

2. T’i hapet rruga mbrojtëseve natyralë

Jo vetëm kremërat solarë mbrojnë nga rrezet e dëmshme. Eshtë i rëndësishëm edhe aplikimi i ekstrakteve botanike.

3. Antioksidantë dhe kremëra për një mbrojtje totale

Dritë jeshile edhe për antioksidantët, të cilët janë shtojcë e kremërave që nuk arrijnë një mbrojtje 100 përqind nga rrezet e dëmshme.

4 Armiku më i keq është ndotja

Vec diellit, ilaceve dhe gjenetikës edhe smogu mund të shkaktojë probleme në lëkurë. Sa më shumë të jetë e ndotur zona aq më në rrezik është lëkura.


5. Kujdesuni për njollat më herët se ato të shfaqen

Njollat në lëkurë kanë tendencë të shfaqen pas disa vitesh, ndaj asnjëherë mos u gëzoni dhe mos kujtoni se jeni të paprekshëm nga rrezet e këqija.

6.Gabimet e verës luftohen në dimër

Me një aksion të shpejtë dhe me para në xhep mund të vihen në vend gabimet që keni bërë në verë. Me anë te rrezeve lazer riparohen njollat e shkaktuara në verë dhe lëkura të jetë sërish e pastër si më parë.

Top Channel