Aksident hekurudhor, treni përplas 53-vjecaren

16/08/2010 12:00

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë gjatë një aksidenti hekurudhor, që ndodhi paraditen e së hënës në zonën e Golemit, në Durres.

Treni i  mallrave i linjës Durres-Elbasan ka përplasur një këmbësore 53-vjecare qe po kalonte shinat hekurudhore. Makinisti nuk ka mundur ta shmange dot perplasjen me 53-vjecaren e cila eshte derguar ne spitalin rajonal te Durresit ne nje gjendje te rende shendetesore, ku dhe po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale.

Mjeket thone se, gjendja e saj vazhdon te jete kritike, per shkak te demtimeve te renda te marra ne trup.  Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe ka bere paraprakisht shoqerimin e makinistit deri ne zbardhjen e plote te aksidentit.

 

Top Channel