“Himara”, reagon PBDK

16/08/2010 17:05

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat reagoi për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën shtetasi 35 vjeçar Aristotel Gume.

“Politizimi i ngjarjes është një mënyrë e Athinës për të dëmtuar turizmin shqiptar. Të dyja palët e përfshira në incident kanë qënë shqiptarë dhe nuk ka vend për ngjyrime politike dhe etnike”, thuhet në deklaratën e PBDK-së.

Reagimi i PBDK-së vjen pas atij të Partisë Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan mospolitizimin e ngjarjes si dhe kritikuan kryepeshkopin Janullatos për qëndrimin e tij, duke e cilësuar atë një qëndrim që ngjall ndasi etnike e fetare.

Top Channel