Sauku pa uje, banorët në protestë

15/08/2010 14:05

Në një të nxehtë përvëlues, banorët e Saukut u duhet të përballen edhe me mungesën e ujit. Prej 13 ditesh në Sauk nuk ka pikë uji. Banorët të irrituar kanë dalë në një protestë ku për disa minuta kanë bllokuar edhe rrugën nacionale.

Në Sauk kanë mbërritur uniformat blu dhe mes tyre edhe drejtori i ujësjellësit, Seit Dollapi me të cilin nuk mundëm të bisedojmë për problemin e zonës.

Sipas banorëve ndërpreja e ujit ka ardhur për shkak se disa nga banorët nuk kanë paguar faturat e ujit. Ata tregojnë se janë ndëshkuar në bllok, gjë e padrejtë sipas tyre

Banorët e blejnë ujin nga botet, por sasia që ato kanë mundur të marrin nuk mjafton as për mbijetesë.

Top Channel