Konfindustria reagon për amnistinë fiskale

15/08/2010 12:20

Konfindustria shqiptare ka reaguar ditën e sotme duke kritikuar vonesën e qeverisë për aplikimin e amnistisë fiskale në ekonominë vendase.

Sipas konfindustrisë periudha e tanishme, që përkon me kthimin e emigrantëve në vend, është periudha më e volitshme për aplikimin e faljes fiskale pasi do të ndikonte tek prurjet financiare në ekonomi.

Gjithashtu në reagimin e tyre anëtarë të konfindustrisë shqiptare e cilësuan si të papranueshme që në 20 vjet ekonomi tregu Shqipëria ende nuk ka amnisti fiskale.

Top Channel