Burgaj inspekton pikat doganore

15/08/2010 13:20

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ndërmori një inspektim në pikat doganore për të vëzhguar nga afër fluksin e punës në to dhe zbatueshmërinë e masave të sigurisë.

Ndërkohë të dhënat nga pika doganore e Kakavijës tregojnë se deri në mesditën e sotme rreth 7 mijë persona janë futur në tokën shqiptare. Pala shqiptare në këtë pikë doganore punon me 9 sportele dhe nuk raportohen raste të tejzgjaturave të proçedurave.

Autoritetet parashikojnë fluks në pikat kufitare deri në fund të këtij muaji, periudhë në të cilën rikthehen në vendet e tyre të punës mjaft prej shqiptarëve që u kthyen në atdhe për të kaluar pushimet verore.

Top Channel