Shkencat sociale në kërkim të auditorit

14/08/2010 14:25

Edhe këtë vit të ri akademik, studentët dhe pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Juridikut do t’u duhet ta zhvillojne mesimin në godina larg njera-tjetres, duke iu shkaktuar jo vetem vonesa, por edhe stres.

Ne rektoratin e Tiranes thone se ky skenar do te perseritet, pasi punimet ne godinen e ish-kinoklubit ne qytetin Studenti jane pezulluar, pasi disa biznese private nuk pranojne te largohen nga ndertesa.

Qindra studente dhe pedagoge, jane te detyruar te zhvillojne mesimin ne godina te marra me qira te cilat jane larg njera-tjetres.

Rektorati ka njoftuar te gjitha institucionet e duhura, per gjendjen aktuale, por aktualisht nuk eshte marre asnje mase.

Top Channel