Rikthehet i nxehti afrikan

14/08/2010 12:50

I nxehti afrikan është rikthyer sërish në territorin shqiptar, duke bere që temperaturat maksimale të arrijne në 38 gradë celsius.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak parashikon qe i nxehti do te ndihet gjate gjithe javes, ku pritet qe nga dita e premte e javes se ardhshme te kemi nje rritje me 2 grade celsius.

Ne shume qytete si Kukesi, Gjirokastra, Shkodra, Tirana sot jane regjistruar temperatura te larta qe shkojne ne 38 grade, por qe qytetaret i ndjejne me teper. Me mijra shqiptare kete periudhe te vitit e kalojne prane bregdetit, ku i nxehti ndihet me pak.

Por mjeket rekomandojne qe te tregohet kujdes per  femijet e vegjel, preken nga semundjet e kesaj stine, ndaj rekomandohet qe te vegjelit mos te qendrojne ne diell pas ores 10-te , si dhe te mbajne vetem veshje te pambukta te cilat i mbrojne nga rrezet e diellit.Ndersa per qytetaret qe jane te detyruar te qendrojne ne shtepi dhe te vijojne punen, rekomandohet konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve dhe evitimi i daljeve ne kohen e pikut.

Top Channel