Pandemia e gripit, Shqiperia shpenzoi 250 mije euro

14/08/2010 15:00

Pas alarmit te OBSH-së se gripi i derrit në Shqiperi mund të prekte mbi 60 %  të popullsisë, Ministria e Shëndetësisë  u angazhua të siguronte vaksinën për popullsinë.

Përhapja e panikut mbi pandemine u shoqërua me frikën e mungeses se vaksinës. Agjensite e lajmeve njoftuan se do te ishte shume e veshtire, pasi vaksina po porositej dhe paguhej paradhenie nga shtetet me numer popullsie me te madh dhe me te pasura.

Pas negociatave me disa kompani farmaceutike, qe e prodhonin kete vaksine, u arrit te siguroheshin  ne fillim  10 mije doza me te cilat do te vaksinoheshin  me pare grupet e riskut.

Me pas u blene dhe 14 mije doza te tjera te cilat ne total i kushtuan Ministrise se Shendetesise rreth 250 mije euro, qe  u siguruan nga fondi i mbetur per gripin e shpendeve. Ne ne perfundim vaksine ne Shqiperi nuk u perdor as nga vete personeli mjekësor.

Shqiperia konsiderohet nder shtetet qe ka shpenzuar me pak per te siguruar vaksinen kunder gripit te derri, vaksine e cila ka mbetur stok. Sipas specialiste kur kjo vaksine te permbushe afatet e saj do te asgjesohet.

 

Top Channel