Himara, politika shqiptare memece

14/08/2010 15:00

Nga jugu i vendit kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Himarë.(UPDATE)

Në deklaratën e bërë publike në faqen e Këshillit të Ministrave shefi i qeverise e quan atë një krim të shëmtuar dhe ekstrem.

Nëse konfirmohen motivet e vrasjes qe pretendojne banoret dhe media, kryeministri thote se kjo e ben edhe me mizor kete krim.  

“Një ngjarje e tillë është shumë e rëndë. Cfarë ka ndodhur do ta sqarojë drejtësia dhe organet e rendit duhet  të venë autorin para drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Nderkohe Levizja Socialiste per Integrim duke e cilesuar mjaft te rende ngjarjen e ndodhur ne Himare ku humbi jeten 35 vjecari Aristotel Gumi, ka kerkuar permes sekretarit te Pergjithshem, Luan Rama, mospolitizimin e saj.

Te gjendur ne nje vorbull te forte akuzash te ardhura si nga politika zyrtare greke ashtu edhe nga perfaqesuesit e minoritetit ne Shqiperi, LSI qe drejtohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta theksoi se qendrimi me i mire eshte t’i lihet koha e nevojshme drejtesise te kryeje punen e saj.

“Politizimi apo komentet mbi këtë ngjarje janë një cështje tjetër që nuk i kontribuojnë zbardhjes së të vërtetës. Organet e drejtësisë duhet të ndjekin rrugën ligjore për ndëshkim të autorit”, u shpreh Luan Rama.

Me i zbehte ka qene qendrimi i Partise Socialiste e cila qendron ne te njetin koalicion me partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Selia roze ka zgjedhur te sulmoje kryeministrin Berisha duke vijuar serine e akuzave politike, pa dhene asnje qendrim mbi deklaratat e aleatit te saj Vasil Bollano, i cili ka kercenuar deri me largim te turisteve per shkak te tensionit te krijuar ne Himare.

“Qeveria ka humbur tërësisht kontrrolin mbi territorin duke i lënë terren krimit rrugaçërisë, është dorëzuar para vrasëve dhe rrugaçërve gjithçfarësh.Denoncojmë me ashpërsi këtë situatë dhe kërkojmë drejtësi të shpejtë, efektive, të bazuar mbi fakte e prova.Ndërkohë është e pafalshme që Sali Berisha nuk thotë asnjë fjalë për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Himarë, që ka trubbulluar gjithë opinionin publik, sidomos pushuesit në jug. Dhe me paturpësinë më të madhe inaguron për të disatën herë copa rrugësh gjysmake, sa herë i teket për not”, u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Nderkohe nga krahu tjeter kryeministri Berisha qe gjendet ne nje tur inagurimesh i shoqeruar nga Vasil Bollano ne jug te vendit nuk ka bere asnje koment mbi kete ngjarje. Per me teper asnje nga tre forcat kryesore politike ne vend PD , PS e LSI nuk kane thene asnje fjale per deklaratat e paprecedent te kryepeshkopit ortodoks Janullatos, i cili ka lene menjane petkun fetar duke dhene nje qendrim te tijin per kete ngjarje, ashtu sic nuk kane bere asnjehere me pare asnje nga perfaqesuesit e komuniteteve te tjera fetare.

Top Channel