Tiranë, të hënën nis parkimi me pagesë

13/08/2010 20:15

Bashkia e Tiranës njoftoi sot se nga dita e hënë do të hyjë në fuqi vendimi për aplikimin e pagesës për parkimin e makinave.

Ky sistem do të zbatohet në disa prej rrugëve dhe shesheve në qendër të kryeqtetit, si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para stadiumit kombëtar, etj.

“Duke filluar nga e hëna do fillojë aplikimi i sistemit të ri me pagesë, që konsiston në shitjen e biletës nga kontrolli i parkimit”, ka deklaruar zyrtari i bashkisë së Tiranës, Enton Punavija.

Top Channel