Pogradec, u gjendet hashash, në pranga dy gra

13/08/2010 09:55

Policia e Komisariatit të Pogradecit ka vënë në pranga dy gra,të cilat akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Dy banore të fshatit Starovë në rrethin e Pogradecit, kanë pranuar autorësinë e kultivimit të bimëve narkotike të gjetura në kopshtet e shtëpive të tyre dhe janë arrestuar nga policia.

Natasha Braho, 46 vjeç dhe Elsa Braho, të dy kushërira dhe banuese në fshatin Starovë, janë arrestuar në flagrancë, pasi policia u ka gjetur në kopsht 16 bimë narkotike kanabis sativa.

Top Channel