Ndotja dhe higjiena, cdo jave në spitale 6000 njerëz

13/08/2010 16:10

Muaji gusht arrin pikun e të prekurve nga virozat.Në një javë në të gjithë vendin paraqiten nëpër poliklina apo pavione të infektivit rreth 6000 vete.Specialiste te Institutit te Shëndetit Publik sqarojne se zonat bregdetare te mbipopulluara ne kete sezon regjistrojnë edhe numrin me te madh te pacienteve.

“Numri ka kaluar mbi 6 mije raste ne jave. Ka shume individe qe i drejtohen klinikave tona me shenja te te vjelltit, me diarre, me lodhje trupore me shenja te pergjithshme qe ne pergjithesi shkaktohen nga viruse te stines se veres”, u shpreh Dritan Ulqinaku, specialist i ISHP-së.

Sipas Ulqinakut gjithcka lidhet me higjienen e qytetareve duke nisur qe nga uji i pijshem me probleme, deri tek konsumi i produkteve te tjera ushqimore.

Sipas Ulqinakut ,ndonese shifra e te prekurve eshte e larte nuk jane shenuar raste kolektive edhe per faktin se shkollat jane te mbyllura dhe perkon me sezon pushimesh.

Top Channel