Gjirokastër, alarm nga zjarri në Pepel

13/08/2010 18:10

Situata e krijuar nga zjarret në disa fshatra të qytetit jugor të Gjirokastrës është përkeqësuar dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas informacioneve të fundit, në Dropull, flakët i janë afruar fshatit Pepel, duke djegur edhe një shtëpi, por për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Autoritetet lokale njoftojnë se banorët e fshatit po ndihmojnë zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që ndihmë ka ardhur edhe nga autoritetet greke.

Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë temperatura e lartë, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë pakujdesi të banorëve.

Top Channel