Eci me shpejtësi, 900 mijë euro gjobë

13/08/2010 13:25

Një gjobë rekord prej 928.770,45 eurosh është vendosur nga autoritetet zvicerane ndaj një 37 vjeçari që ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Të premten e shkuar, ai është fotografuar nga një autovelox në autostradën A12 mes Bernës dhe Losanës, teksa ishte duke udhëtuar me 290 kilometra në orë.

Nëse gjatë rrugës të mos ishte një kamerë e gjeneratës së fundit, suedezi nuk do të ishte gjobitur për shkeljen.

Në fakt modelet më të vjetër ishin në gjendje të tregonin një shpejtësi që shkonte deri në 200 km/h.

Një përfaqësues i policisë ka deklaruar se nuk është regjistruar ndonjëherë shpejtësi më e madhe në historinë e Zvicrës.

Top Channel