Cështja came, Berisha takim me Idrizin

13/08/2010 17:00

Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU) Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga deputeti tjetër i kësaj partie Dashamir Tahiri.

Sipas njoftimit të zyrës së Shtypit të Këshillit të Ministrave, të dy përfaqësuesit e PDU-së informuan gjithashtu për përpjekjet që po bëjnë për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemit të çamëve, duke e konsideruar atë si çështje e të drejtave të njeriut ku problemi i pronës është konform të gjitha ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Kryeministri Berisha theksoi se vlerëson qëndrimin e PDU-së në Parlament në mbështetje të mazhorancës.  

Ndërsa për sa i përket një pike tjetër të ngritur nga përfaqësuesit e PDU-së siç është ai i integrimit të komunitetit çam në administratën shqiptare, Kryeministri  Berisha u shpreh i hapur për të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e këtij komuniteti pa asnjë lloj diskriminimi në administratë.

Top Channel