Bllokohet sërish rruga nacionale Vlorë-Sarandë

13/08/2010 12:00

Rruga nacionale Vlorë – Sarandë mbeti  bllokuar që nga ora 22:30 minuta e së enjtes deri në orën 11:30 minuta të së premtes, ndërsa mësohet se vetëm para pak minutash lëvizja në këtë aks po pengohet sërish nga protestuesit nga Himara.

Rruga e cila ishte bllokuar per 12 ore, mbeti e zhbllokuar vetem per 40 minuta.

Vargu i automjeteve kapi disa kilometra ne hyrje dhe ne dalje te Himares. Aksi u bllokua nga banoret e kesaj bashkie, te cilet protestuan ne lidhje me aksidentin e qellimshem te ndodhur mbremjen  e se enjtes, kur dy te rinj nga Vlora goditen me automjetin e tyre nje 35-vjecar nga Himara, i cili mbeti i vdekur ne vend. Sipas policise, dy te rinjte dhe viktima Aristotel Guma kishin shkembyer fillimisht fjale ne rruge.

Dhe versioni i banoreve te zones mbetet se per shkak se Guma kishtë folur ne greqisht ata e kane goditur me automjetin e tyre dhe me pas e kane marre zvarre per disa metra. Kete version  mbeshtet edhe policia ne baze te deshmive te marra nga okularet ne ngjarje. Nderkohe qe dy te rinjte e arrestuar ne polici, e kane hedhur poshte kete akuze.

Banoret e Himares ne vendin ku ka ndodhur edhe ngjarja kane vene parrullen: “Drejtesi per aktivistet himariote”.

Mijëra turiste dhe udhetare te tjere kane kaluar naten ne rruge te bllokuar per shkak te kesaj proteste. Disa prej i braktisen automjetet, ose u kthyen prapa.

Policia ndërhyri në mesditë duke zhbllokuar rrugën, por ajo u bllokua sërish nga banorët, në një kohë që po zvillohet ceremonia mortore për 35-vjecarin Gumi.

Top Channel