Berisha: Sivjet, bum turistik

13/08/2010 15:35

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë është fokusuar tek suksesi i arritur në turizëm dhe rritja sic tha ai e të ardhurave nga ky sektor.

Sipas tij ky vershim masiv i turistëve ka ardhur si pasojë e investimeve të medha të bera nga qeveria gjate viteve te fundit ne zona te ndryshme te vendit.

“Në rast se në 7 muaj pati rreth 1 miliard dollarë eksporte, të ardhurat nga turizmi janë ndjeshëm më të mëdha dhe ato kanë një shpërndarje të shkëlqyer jo vetëm tek ata që presin pushues, por edhe tek një zinxhir i tërë prodhuesish. Vetëm në qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 kilometra rrugë kombëtare, rurale, dytësore të ndryshme”, tha Berisha.

Shefi i qeverise i kerkoi ministrave te marrin masa te menjehershme ndaj te gjithe njerezve apo bizneseve qe ndosin ambjentin ne zonat turistike, sidomos ato qe shkarkojne ujrat e zeza apo mbetje te tjera ne det. Per kete pike kryeministri paralajmeroi ndershkime te forta duke nisur nga zona e Golemit dhe Shkembit te Kavajes.

“Ata, të cilët kanë shkelur çdo kondicion, kanë shkelur rregullat në kundërshtim me çdo standard dhe moral, do të ndëshkohen në mënyrën më të vendosur. E ngrenë biznesin mbi ujërat e zeza, ua japin të tjerëve, vijnë nga ana e anës dhe nuk respektojnë rregullin mbi të cilin kanë ndërtuar. Pas perfundimit te te gjithe akseve qe lidhin rruget kryesore me bregdetin kryeministri premtoi nisjen e investimeve masive ne rruget brenda fshatrave dhe ne infrastrukturen e tyre”, theksoi Berisha.

Por opozita reagoi duke thene se te ardhurat fiskale gjate ketyre dy muajve tregojne te kunderten e bumit qe pretendon qeveria.

“Shifra më e rëndësishme që kundërshton haptasi deklaratat e Sali Berishës është rënia drastike me 15% e të ardhurave personale në periudhën qershor korrik krahasuar me një vit më parë.
Është për të ardhur keq që Sali Berisha vazhdon të gënjejë shqiptarët dhe të abuzojë me shifrat. Fatkeqësisht, krahasuar me një vit më parë, shqiptarët janë sot më të papunë dhe detyrohen të mbijetojnë me më pak të ardhura. Fajtor për këtë ka vetëm një njeri, Sali Berisha”, tha deputeti socialist, Besnik Bare.
 

Top Channel