“Himara”, Janullatos: Cënim i bashkëjetesës

13/08/2010 20:35

Në një reagim në lidhje me ngjarjen e Himarës, kryepeshkopi Anastas Janullatos shkruan se, me hidhërim të vecantë merr pjesë në dhimbjen e thellë që ka shkaktuar vrasja e Aristotel Gumës në Himarë.

“Ngushëlloj me gjithë shpirt familjen e tij dhe lutem që Perëndia të prehë në paqe shpirtin e tij. Veprime të tilla dhune të paargumentuar, të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë një kërcënim për cënimin e klimës së bashkëjetesës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje”, thotë kleriku i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Sipas tij, këto ngjarje përbëjnë rrezik për të ndezur përplasje dhe urrejtje të reja. “Në këtë moment kritik prej çdokujt kërkohet përgjegjshmëri dhe  gjakftohtësi, shmangie të akteve të hakmarrjes, investigim për të vërtetën dhe imponim të drejtësisë”, shton Janullatos.

Top Channel