Provimet e vjeshtës, nga 1 shtatori

12/08/2010 09:20

Edhe pse mund të jemi rrëmbyer nga vala e pushimeve të verës, na ka mbetur shumë pak kohë deri në nisjen e vitit të ri akademik, të paktën për ata që kanë mbetur në provime.

Jo vetëm për studentët që nuk u klasifikuan në provimet e semestrit të dytë, por edhe ata të cilët nuk janë të kënaqur me notat që kanë marrë për më shumë se dy javë çelet sezoni i provimeve.

Sipas Universitetit të Tiranës, datat për secilin provim, në departamente të ndryshme i vendos vetë fakulteti, megjithatë zyrtarisht sezoni i provimeve të vjeshtës hapet në datën 1 shtator.

Studentët që kanë provime të mbartura, ata që kanë mbetur, por edhe të gjithë studentët që duan të përmirësojnë notën e provimit duhet të paraqiten javën e fundit të gushtit në sekretaritë mësimore për të marrë informacionin e nevojshëm.

Top Channel