Letra e DASH, Meta nuk e mohon

12/08/2010 15:00

Qeveria shqiptare nuk komenton kritikat e Departamentit Amerikan të Shtetit të shprehura nga ndihmessekretari për ceshtjet europiane Filip Gordon përmes një letre zyrtare dhe të ashpër dërguar zëvendeskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta. (UPDATE)

Vete zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta nje dite pas publikimit te permbajtjes se letres ne Top Channel ka deklaruar se ka patur dhe ka komunikim te vazhdueshem me administraten amerikane dhe ambasadorin Withers, por ka thene se nuk ka derguar ai vete nje dokument zyrtar ku te kete shprehur ankesa per qendrimet e ambasadorit Withers.
 
”Më vjen shumë keq që kjo thatësirë që vjen nga koha, për fat të keq ka sjellë edhe thatësirë me lajmet. Puna ime si ministër i Jashtëm me bën që  cdo ditë të shkëmbej letra me Washingtonin dhe me qendra të tjera të rëndësishme. Nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cidlitdo shtet jashtë për t’u ankuar për ndonjë ambasador në Shqipëri”, u shpreh Meta.
 
Ndersa zoti Meta nuk u mor me permbajtjen e letres se zotit Gordon dhe as mohoi qe ne adrese te tij te kete patur nje pergjigje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara, ai nuk sqaroi se cilit komunikim i pergjigjet letra e ndihmessekretarit Amerikan te Shtetit, ne te cilen konfirmohet mbeshtetja e plote per ambasadorin Withers dhe qendrimet e tij kritike karshi qeverise shqiptare.
 
Por ndersa ministri i Jashtem Ilir Meta ka konfirmuar marredheniet mjaft te mira me ambasadorin Withers, Partia Socialiste ka sulmuar ashper qeverine duke i kujtuar se po kthehet ne vitet e erreta 96 – 97 dhe se ka futur ne krize marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
 
”Është e pafalshme që Sali Berisha me praktikat okulte të ‘96-‘97, përdori Lulzim Bashën në 2008 dhe Ilir Metën në 2010, respektivisht me administratën Bush dhe Obama, për t’u ankuar ndaj përfaqësueve diplomatik të SHBA-ve, të cilët kanë dhënë një ndihmë të pakursyer ndaj vendit dhe kombit tonë qysh nga ekzistenca e shtetit shqiptar. Këto veprime të qeverisë së Sali Berishës janë edhe më të dënueshme në kushtet kur roli gjeopolitik i shqiptarëve në rajon është rritur ndjeshëm, sidomos dekadën e fundit, falë mbështetjes së vyer të SHBA-ve”, tha deputeti socialist Ditmir Bushati.
 
Duket se publikimi i permbatjes se letres se ndihmessekretarit te Shtetit per Ceshtjen Europiane Filip Gordon dhe komentet e qeverise, rrezikojne te hapin nje tjeter debat jo vetem politik ne vend, por edhe te thellojne krisjen me Shtetet e Bashkuara. Letra e zotit Gordon ka mberritur ne zyrat e shtetit shqiptar javet e fundit, kur thatesira dhe moti i nxehte kishin nisur, por kritikat e qeverise amerikane dolen me hapur qe me tentativen per te ndryshuar ligjin e SHISH ne shkurt dhe vazhduan me pas ne mars edhe gjate takimit Meta-Clinton ne Uashington.
 

Top Channel