Durrës, vritet adoleshenti

12/08/2010 16:15

Një adoleshent ka mbetur i vrarë ditën e sotme në qytetin e Durresit. Viktima Mario Curri eshte qelluar me nje arme zjarri te tipit pistolete nga e cila ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Ngjarja e rende ndodhi ne afersi te sheshit “Pranvera” prane stacionit te furgonave te linjes Durres-Tirane. Hakmarrja mendohet te jete motivi i krimit te sotem. Burime nga policia bejne te ditur se ka qene nje ekzekutim i te miturit qe eshte djali i Luan Currit, njeriut qe mbeti i vdekur ne ekzekutimin e trefishte qe ndodhi ne janar te ketij viti ne Lagjen 9 te Durresit, nderkohe qe dhe vellai i viktimes ndodhet ne burg i akuzuar per vrasjen e nje adoleshenti ne nje nga lokalet e qytetit ne fund te muajit shkurt te po ketij viti.

Grupi hetimor po punon per te zbardhur identitetin e autorit te vrasjes, si dhe motivet e verteta te kesaj ngjarjeje te rende.

Top Channel