Biberaj: PD pa struktura partiake

12/08/2010 15:25

Të zënë me mandatin e dytë qeverisës demokratët duket se kanë harruar plotësisht zgjedhjet dhe rinovimin e strukturave të tyre partiake.

Ish-deputeti Aleksander Biberaj i shnderruar tashme në një nga zerat mjaft kritike brenda selise blu ka vene theksin tek mosfunksionimi i strukturave partiake, duke nisur nga kryesia pjese e se ciles eshte edhe ai vete, per te vazhduar me nenkryetaret, sekretarin e pergjithshem dhe sekretaret e tjere edhe keta pa mandate.

“Kjo situatë përbën një grusht të rëndë institucional ndaj PD-së dhe të demokracisë. Mendoj që PD, anëtarët, simpatizantët duhet të angazhohen në një reformim të brendshëm të partisë”, tha Biberaj.

Biberaj thote se per situaten e krijuar pergjegjes eshte numri nje i selise blu Berisha, i cili sipas ish deputetit drejton partine me filozofi dhe forma diktatoriale.

Top Channel