Tiranë, pranga autorit të telefonatës në QTU

11/08/2010 17:35

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e telefonatës anonime të bërë në ndërtesën e QTU-së, në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Klodian Bizhga, ish-punonjës në QTU.

Sipas burimeve, policia zbuloi fillimisht kabinën nga ishte bërë telefonata dhe më pas arrestoi 30 vjecarin në shtëpinë e tij.

Telefonata bëri që në qendrën tregtare të zbarkojnë forca të shumta policore, të cilat konstatuan se alarmi ishte i rremë dhe puna në QTU rifilloi normalisht.

Top Channel