PS denoncon rritjen e cmimit të bukës

11/08/2010 16:20

Opozita denoncoi sot shtrenjtimin e nivelit të jetesës për shqiptarët gjatë muajve të fundit.

Duke iu referuar rritjes së cmimit të bukës, deputeti socialist Ilir Beqja tha se ajo është pasojë e abuzimit në treg i cili kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverinë.

“Tregu i grurit dhe i miellit kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverinë. Qytetarët duhet të paguajnë më shumë për të blerë bukën, ndërkohë që pensionistëve rritjen do t’iu a hajë pikërisht rritja e cmimit të bukës dhe faturës së telefonit”, ka deklaruar Beqja.

Top Channel