Lezhë, e përplas makina, plagoset i riu

11/08/2010 18:00

Një 25 vjecar është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, i riu ka qenë duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një autoveturë që e ka hedhur në pjesën anësore të mburojës së rrugës, duke e plagosur rëndë.

Të njëtjtat burime konfirmojnë se i riu është dërguar më pas në spitalin e Lezhës e më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjëndje kome.

Ndërkohë që nuk dihet indetiteti i të plagosurit, pais policia e ka patur të pamundur komunikimin me të.

Ndërkohë, policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë ekspertizën dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autoveturës.

Top Channel