Arrestohen vjedhësit e kabllit elektrik

11/08/2010 14:25

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët ishin duke vjedhur kabllin e energjisë elektrike të Bathores rreth orës 5 të mengjesit të së martës.

Dy të rinjtë nga Vora pranuan pas marrjes në pyetje në polici edhe vjedhjen e rreth 2 kilometra kabëll të linjes së ndriçimit pak ditë më parë në Petrelë.

Pak orë pas arrestimit të tyre, policia prangosi edhe një shtetas 66 vjeçar banues në Laprakë, i cili administronte edhe një sasi të konsiderueshme, të këtij kablli.

66 vjeçari ja blinte dy të rinjve nga Vora, metalin e kabllit elektrik për qëllime përfitimi.

Me dy të arrestuarit Hazis Dermishi e Bledian Muça, në vjedhje bashkëpunonte edhe një i tretë, me banim në Armenas, Krujë, i cili është shpallur në kërkim.

Top Channel