Aksi i jugut, PS: Ndërtimin e filluam ne

11/08/2010 20:00

Partia Socialiste ka ironizuar kryeministrin Sali Berisha për përurimin e aksit kryesor që lidh rrugët e jugut me bregdetin.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS, Sajmir Tahiri ka deklaruar se ndërtimi i rrugës ishte nisur nga Partia Socialiste dhe se Berisha, në vend të përurimeve duhet të japë llogari për tokat e grabitura në bregdet.

“Berisha e gjeti të nisur rrugën e bregut dhe vetëm e mbaroi. Ndërsa qytetarëve të bregut Berisha u detyrohet shpjegime për territoret që ka grabitur në jug. Megjithatë, ne e përgëzojmë kryeministrin që mësoi notin, pasi është më mirë vonë se sa kurrë”, ka pohuar Tahiri.

Top Channel