“Stream Oil” kërcënon me tërheqje investimesh

11/08/2010 16:40

Presidenti i kompanisë “Stream Oil”, me qendër në Kanada, përfaqësues i të cilës në Shqipëri është bashkëshorti i deputetes Albana Vokshi, ka mbërritur në Tiranë për t’iu pergjigjur akuzave të opozitës.

Ai kërkoi ndërprerjen e akuzave, duke kërcënuar me tërheqjen e investimit dhe humbjen e vendeve të punës.

“Shpresoj që kryeministri dhe lideri i opozitës të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndalur këto akuza ndaj kompanisë sonë, që mund të kenë impakt negativ si në rang ndërkombëtar ashtu edhe në Shqipëri me uljen e vendeve të punës”, ka deklaruar Sotirios Kapotas.

Ndërkohë, opopzita reagoi duke thënë se nuk ka akuzuar kompani dhe investitorë, por abuzimet dhe përfitimet e njerëzve të Berishës me këto investime.

“Denoncimet e PS lidhur me korrupsionin e qeverisë nuk kanë të bëjnë me biznese vendase apo të huaja, por godasin korrupsionin e kryeministrit Berisha, që vendos kompani të caktuara në konflikt të hapur interesi për familjen e partisë në pushtet”, ka deklaruar zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.

Top Channel