Gjoba ndotësve të detit

10/08/2010 17:00

Të gjitha subjektet private, administratorët e pallateve shumëkatëshe, por edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor që kanë dhënë leje për ndërtimin e këtyre komplekseve do t’i nënshtrohen një kontrolli të imët për të verifikuar nëse e kanë zbatuar ligjin përsa i përket shkarkimeve të ujrave të zeza, përmes gropave septike.

“Për disa zona bredetare do te kryhet verifikimi ne bashkepunim me inspektoriatin vendor oer te pare skemen e shkarkimin ne lejen e ndertimit. Sezoni i 2012 nuk do te kete me probleme me ndopdjtjen e ujrave te zeza, nuk do te kete me ndodtje akustike”, është shprehur Alfred Deshati, drejtor i kontrollit të mjedisit.

Edhe pse jemi në kulm të sezonit turistik, drejtoria e kontrollit të mjedisit ka vendosur 245 gjoba, nga te cilat 41 janë vendosur në Durres dhe 51 në Vlorë ku janë konstatuar dhjetra subjekte që i shkarkojnë ujrat e zeza në det dhe jo në gropa septike, ashtu siç parashikohet në lejen e ndërtimit.

“Pjesërisht më e ndotur është zona e Golemit dhe zona e Kavajës. Në Vlorë kemi një ndotje të jashtëzakonshme të plazhit përpara se të shkosh në pjesën e tunelit”, theksoi Deshati.

Ministria e Mjedisit në të gjithë vendin ka pezulluar 153 subjekte dhe ka theksuar se do të bëjë kallëzim penal për çdo person që sërish derdh ujrat e zeza në det.

Top Channel