Elbasan, shtohen virozat e stinës

10/08/2010 16:25

Virozat e stinës kanë rritur ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë ndihmë nga mjekët.

Në pediatrinë e Elbasanit mjekët thonë se ka një shtim të rasteve të fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme.

“Gjatë ditës paraqitet një numër shumë i madh fëmijësh. Sëmundjet më të shpeshta janë shqetësimet gastro-intestinale dhe temperatura e larta”, deklaron një mjeke e spitalit.

“Duhet që prindërit të mos i nxjerrin fëmijët gjatë pikut të vapës dhe të përdorin sa më shumë lëngje nga goja dhe të bëjnë banja freskuese”, këshillon mjekja.

Top Channel