Akuzat e PS, reagojnë motrat Vokshi

10/08/2010 19:40

Pas akuzave të PS-së kanë reaguar motrat Vokshi dhe nëpërmjet dy deklaratave kanë hedhur poshtë gjithçka është thënë në adresë të tyre për favorizmin e kontratave konçensionare në favor të Arjan Tartarit, bashkëshorti i deputetes Vokshi.

Deputetja e PD-së deklaron se është gati të përballet me çdo hetim parlmentar dhe joparlamentar lidhur me deklarimin e pasurisë së saj dhe konfliktit të interesit.

Ajo paralajmëron gjithashtu se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të kërkojë nisjen e një hetimi për pasurimin e kreut të opozitës Edi Rama, konfliktin e tij të interesit dhe dhwnien e lejeve të ndërtimit për vartësit e tij, si dhe përdorimin e drogës.

Ndërsa Mimoza Vokshi në deklaratën e saj thekson se në periudhwn 2005-2009 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të shërbimevë tregtare, post që, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me konçensionet në fushën e energjisë dhe hidrokarbureve.

Edhe ajo ka paralajmëruar paditjen e deputetit socialist Besnik Baraj që lexoi deklaratën e opozitës me akuza ndaj saj.

Top Channel