Xhaferaj inspekton Radhimën dhe Orikumin

09/08/2010 08:10

Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferaj së bashku me stafin e kësaj ministrie kanë vizituar gjatë së dielës vijën bregdetare të Radhimës dhe Orikumit, të shoqëruar nga deputeti i zonës Ardian Kollozi dhe kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të prekur nga afër problematikat e investuesve të këtyre zonave dhe njohja me opinionet e vetë turistëve.

Në bisedat e zhvilluara, pushuesit i shprehen ministrit Xhaferaj mendimet e tyre pozitive lidhur me përmirësimin e infrastrukturës, ndalimin e ndërtesave pa leje dhe pastërtinë në bregdet.

Top Channel