Virusi i Nilit, ekspertët: Mos neglizhoni

09/08/2010 16:00

Virusi i Nilit ka angazhuar Ministrinë e Shëndetësisë në vendin tonë, pas dy pacinetëve të konstatuar në shtetin fqinj Greqi.

Ky virus, i cili ështe shfaqur në vitin 1937, përhapet nga mushkonjat tek njerëzit dhe jo nga njeriu tek njeriu.

“Transmetimi i këtij virusi bëhet përmes mushkonjave, këtë alarm duam të sjellim në vëmendje të opinionit publik. Burim infeksioni janë zogjtë e infektuar, jo njerëzit e sëmurë, të cilët nuk përbëjnë rrezik për të tjerët”, deklaron Pëllumb Pipero, drejtor i politikave shëndetësore në MSH.

Sipas Piperos, shfaqja e këtij virusi në Europë, përvec strukturave të shëndetësië duhet t’u tërheqë vëmendjen qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos neglizhojnë simpotmat e para, pasi në një stad më të avancuar virusi mund të hyjë dirket në sistemin nervor duke ndikuar në tru dhe shtyllën kurrizore. Por ka edhe raste kur virusi nuk shfaq simptoma dhe atëhere është më i rrezikshëm.

“Kemi bërë një udhëzim për të gjitha drejtoritë e shëndetit publik në rrethe, që nëse në këtë periudhë dikush paraqet simptoma të dyshuara, duhet shikuar mundësia e një meningiti me origjinë virale”, shton Pipero.

Nëse goditja në tru vazhdon, atëherë pacienti mund të humbë kujtesen dhe shfaq vështirësi në të folur. Ndërsa nëse sëmundja nuk trajtohet, atëherë ajo shkakton bllokim të frymëmarrjes deri në gjëndje kome.

Top Channel