Shërbimi social, inspektim në institucionet e fëmijëve

09/08/2010 11:35

Shërbimi social shtetëror ka kryer rreth 54 inspektime, në institucionet që merren me përkujdesjen e fëmijëve, në 12 qarqet e vendit, gjatë 6-mujorit të parë të 2010.

Tirana kryeson listën me 22 kontrolle, ndërkohë që inspektimet janë shtrirë dhe në shtëpitë që strehojnë të moshuarit, si dhe në qendrat pritëse të trafikimit.

Vetëm në muajt e parë të 2010-s janë strehuar në shtëpitë e fëmijës rreth 40 fëmijë, të rinj. Sipas shërbimit social shtetëror, kjo do të thotë se kapacitetet janë, por bashkëpunimi me njësitë vendore nuk është ai që kërkohet. Këto të fundit në jo pak raste nuk i plotësojnë detyrimet.

“Për 6-mujorin e parë janë sistemuar 40 fëmijë, 11 janë transferuar, 6 në familjet biologjike dhe 99 fëmijë janë me kujdestari institucionale. Ajo çka ne kërkojmë është që roli i pushtetit vendor të jetë më i madh dhe të njohë përgjegjësitë e veta mbi këto institucione”, thotë Arkida Hysenaj, drejtoreshë e inspektimeve në SHSSH.

Aktualisht në vendin tonë, në institucionet publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror, trajtohen rreth 656 fëmijë.

Top Channel