Serbia do të sjellë ilaçe për “Nënë Terezën”

09/08/2010 10:45

Veç firmave të njohura farmaceutike, të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, shumë shpejt konkurrente me to do të jenë edhe firmat farmaceutike serbe.

Në vizitën e një muaji më parë mes një përfaqësie të shëndetësisë shqiptare dhe serbe nga ana e Shqipërisë është shfaqur interes lidhur me prodhimet farmaceutike të Serbisë, të njohura në të gjithë botën.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve, mundëson një bashkëpunim mes vendeve në fushën e ilaçeve, kryesisht për sëmundjet infektive apo ato tumorale.

Po ashtu në një intervistë ambasadori shqiptar në Serbi, Shpëtim Çaushi, ka theksuar se tashmë dy vendet kanë një marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihet edhe farmaceutika.

Top Channel